Kjo pozë e Rina Balaj nga ballkoni i shtëpis po “çmend” ndjeksit

Rina Balaj ka rikthyer sërish gjithë vëmendjen tek vetja me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale.

Artistja e njohur ka publikuar një fotografi nga ballkoni i shtëpisë, ku shfaqet e veshur me bikini, duke ekspozuar linjat e saj trupore në super formë.

Pamja dhe poza e saj kanë bërë që ndjekësit të “çmenden” pas postimit, i cili ka marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak kohësh.

Me stilin provokues dhe vetëbesimin që e karakterizon, Rina ka ditur edhe këtë herë si të marrë gjithë vëmendjen në Instagram.

Fansat nuk kanë kursyer komplimentet për dukjen e saj, ndërsa shumë prej tyre e kanë cilësuar si një nga paraqitjet më “hot” të saj së fundmi.

Rina Balaj vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar, ku çdo postim i saj arrin menjëherë të bëhet viral./InfoKosova/

Nga Rubrika