Kosovarja që “ndezi” Mykonosin, poston foto provokuese në bikine

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me një seri fotografish mahnitëse nga pushimet luksoze në ishullin grek të Mykonosit.

Me një pamje të shkëlqyer, artistja 35-vjeçare ka ekspozuar linjat e saj të tonifikuara trupore në disa paraqitje verore me bikini, duke shijuar diellin dhe detin në një nga destinacionet më të njohura turistike të Mesdheut.

Rita ka ndarë me fansat e saj një mesazh të veçantë, duke theksuar se këto ditë pushimi i kanë shërbyer për t’u rigjeneruar pas angazhimeve të shumta profesionale që ka pasur.

“Kisha nevojë për një rifreskim shpirtëror – diell, bikini dhe muzikë…”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive të publikuara në Instagram, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar jo vetëm paraqitjen e saj, por edhe energjinë pozitive që ajo përcolli përmes imazheve të bukura.

Ndërkohë, Rita Ora vazhdon të punojë për projektet e saj të reja muzikore. Ajo është në fazën përfundimtare të përgatitjes së albumit të saj të katërt në studio, i cili pritet të publikohet së shpejti dhe të sjellë këngë të reja për fansat e saj në mbarë botën.

Nga Rubrika