E shtunë, 15 Mars, 2025
25.8 C
Pristina

KQZ sot zbulon rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve të 9 shkurtit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një deklaratë për mediat, duke theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për zhvillimin demokratik të Kosovës.

“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë,” ka konfirmuar Elezi, duke shtuar se procesi i zgjedhjeve deri më tani ka qenë i qetë dhe i organizuar.

Pas zgjedhjeve, shumë qytetarë kanë shprehur shqetësime të ndryshme për transparencën dhe besueshmërinë e procesit të votimit. Është e rëndësishme që rezultatet të jenë të qarta dhe të pranuara nga të gjitha palët për të siguruar një klimë stabiliteti politik.

Këto zgjedhje janë cilësuar si një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovë, sidomos për forcimin e institucioneve të saj. Sipas rezultateve preliminare të shpallura më herët nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është renditur partia e parë, ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

PROMO

Nga Rubrika