Mbrëmjen e djeshme, finalja e edicionit të tretë të “Ferma VIP” solli një ngjarje emocionuese, ku poetja Mimoza Ahmeti u shpall fituese e këtij edicioni.
Megjithatë, vëmendja e publikut nuk ishte vetëm te fituesi.
Një moment intrigues ndodhi mes dy ish-fermerëve, Malbora Gurra dhe Ervin Kapaj, të cilët u shfaqën në studio duke u ulur pranë njëri-tjetrit, duke ngjallur spekulime të shumta.
Opinionisti i këtij edicioni, Ermal Mamaqi, e shfrytëzoi këtë moment për të ngacmuar publikun. Ai publikoi një video në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqej dyshja e ulur bashkë.
Me humorin e tij karakteristik, ai ngriti një pyetje që të gjithë e prisnin: A është lidhur Malbora me Ervinin?
“Shkoni shumë bashkë,” u shpreh Ermali, duke i përshëndetur ata. Malbora, e cila duket se e kishte marrë me sportivitet, iu përgjigj: “Edhe unë mendoj, por ky nuk do.” Kjo përgjigje nxiti një batutë nga ana e Ermalit: “Ky vdes për ty!”, duke iu referuar Ervinit.
Ermali, duke e shfrytëzuar momentin, e përfundoi me një urim për dyshen: “Hajde urime për Malborën dhe Ervinin! Pra, kjo ishte ferma e tyre, nuk fituan finalen por fituan njëri-tjetrin, bravo!”
Videoja e këtij momenti u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë një temë e nxehtë diskutimi. Megjithatë, për momentin, gjithçka duket se ishte një shaka mes miqsh, duke lënë hapur mundësinë për spekulime të tjera në të ardhmen.