Web Analytics

“Krim i organizuar e lavire”, Fjolla Morina me akuza të rënda ndaj Morena Tarakut, Arbnora Ademajt e Shkenda Dubovës?

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tash e sa kohë që merr vëmendjen me reagimet e saj në rrjetet sociale.

Pak muaj pasi bëri një video lidhje direkte ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, Fjolla kësaj radhe ka bërë një “goditje” tjetër.

Për arsye që ende nuk dihen, këngëtarja e hitit “Fb” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa shkrime, me akuza dhe ofendime ndaj disa prej emrave të estradës.

“1 Lavirja Morena, 2 Arbnore Shkenda dhe llaskucët e tyre që hanë prej tyre dhe ua bajnë qeset”, ka shkruar Fjolla në postimin e parë.

Me këtë, ajo la të kuptohet se ajo ka probleme dhe po akuzon Morena tarakun, Arbnora Ademajn dhe Shkenda Dubovën.

Tutje, në postimin e dytë këngëtarja iu drejtua menaxherit të disa emrave të estradës, Jetmri Agajt, duke shkruar sipër emrit të tij “Krim i organizuar”.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes këngëtares dhe emrave të lartpërmendur, megjithatë duket qartë se raportet mes tyre janë shumë të tensionuara. /Telegrafi/

Shiko foton:

Të FUNDIT