E eliminuara e parë e “Big Brother VIP Albania 5”, Xhodi Skura, duket se ka lënë pas izolimin për t’u përballur me një thashethem rozë që po qarkullon me shpejtësi.
Gjatë ftesës së saj në “Fan Club”, një mesazh nga një admirues ndezi dyshimet se ajo është në një romancë me ish-banorin e famshëm, Krist Dragot.
Reagimi i Xhodit, e cila u duk e zënë në befasi, la shumë vend për interpretim.
E vënë në siklet, ajo u përpoq të shmangej: “Nuk është se dua të flas për këtë pjesë.
E njoh, jemi miq në Instagram.”
Më tej, ajo tentoi të devijonte vëmendjen me një batutë për sytë: “Unë komplimentova sytë e Kristit që është në Big Brother, por tani që e mendoj dhe Krist Dragot ka sy shumë të bukur.”
Por rrjeti ka bashkuar menjëherë pikat. Pak muaj më parë, në “Uëtëfë Show”, Krist Dragot kishte konfirmuar se është “në një super lidhje” dhe shumë i dashuruar.
Detaji që i tradhton? Kristi tha se partnerja e tij ka lindur më 19 mars (shenja e Peshqve) dhe nuk është e famshme.
Këto të dhëna përputhen fiks me Xhodin: ajo i përket shenjës së Peshqve dhe profili i saj përputhet me përshkrimin e Kristit.
A janë këto thjesht rastësi, apo çifti u zbulua nga një datë lindjeje?
