Web Analytics
E enjte, 12 Shkurt, 2026
7.7 C
Pristina

Krusita tregon si u përjetua realisht nga brenda shtëpisë hyrja e Luiz Ejllit në BBVA 5 dhe reagimi i banorëve

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Krusita, ka qenë e ftuar në Top Albania Radio për të folur rreth rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe dinamikave të lojës.

Gjatë intervistës me Elona Duron, ajo është pyetur konkretisht për reagimin e banorëve në momentin kur Luiz Ejlli u prezantua si banori më i ri i shtëpisë, ndonëse asnjë prej tyre nuk ishte në dijeni se qëndrimi i tij ishte i limituar vetëm për 72 orë.

Krusita ka rrëfyer se hyrja e Luizit shkaktoi jo pak tension te një pjesë e mirë e banorëve që mendonin se kishin krijuar tashmë territorin e tyre.

“Thjesht shumica e banorëve, të cilët e dinë që e kanë krijuar një vend të vetin aty, u trembën pak se menduan që erdhi dikush që, le të themi, ka goxha influencë kur bëhet fjalë për Big Brother, aq më tepër një ish-fitues i një edicioni,” – është shprehur ajo.

Kjo deklaratë konfirmon atë që është komentuar gjerësisht në rrjet, ku prezenca e një ish-fituesi me një mbështetje kaq të madhe publike arriti të trazonte që në momentin e parë qetësinë e konkurrentëve aktualë.

Nga Rubrika