Web Analytics
E shtunë, 8 Nëntor, 2025
12.4 C
Pristina

‘Kuku …’, reagimi epik i nënës së Yllit për këngën me Rita Orën

Projekti i shumëpritur i Yll Limanit, në bashkëpunim me Rita Orën, ka shkaktuar një valë reagimesh pas publikimit të këngës “All Natural” në Spotify.

Ky bashkëpunim ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga momenti i parë, por një detaj i veçantë ka bërë që të gjithë të qeshin.

Një nga momentet më të dashura ka ardhur nga nëna e Yllit, e cila ka ndarë një mesazh të veçantë në rrjetet sociale. Ajo ka shprehur me humor një shqetësim të vogël rreth këngës së re, duke e bërë këtë situatë edhe më të veçantë.

Yll Limani, i njohur për stilin e tij të veçantë muzikor, ndau një InstaStory ku nëna e tij shkruante: “Kuku unë s’kom spotify”.

Ky reagim ka bërë që ndjekësit të qeshin dhe të ndihen më afër artistit, duke treguar se edhe ata që janë më të afërt me të, ndihen të humbur përballë teknologjisë moderne.

Kënga “All Natural” është publikuar ekskluzivisht në platformat digjitale, dhe për momentin, fansat e Yllit që nuk kanë akses në Spotify janë të detyruar të presin për publikimin e videoklipit në YouTube.

Ky detaj i vogël, por shumë i rëndësishëm, tregon se edhe nënat e artistëve janë ndikuar nga ndryshimet e shpejta në botën e muzikës dhe teknologjisë. Reagimi i saj është një përmbledhje e ndjenjave të shumë fansave që ndihen të ngujuar nga platformat e reja digjitale.

Nga Rubrika