Sfida e rezistencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ka sjellë një përplasje të fortë mes dy banorëve, Miri dhe Artani.
Ky debat ka ngjallur interes të madh te publiku, duke e bërë këtë episod një nga më të diskutuarit deri më tani.
Grupi jeshil, i përbërë nga Rogerti, Artani, Juela dhe Kristi, arriti të fitojë sfidën, duke lënë pas grupin blu me Selin, Miri, Gimbo, Greta dhe Ina, si dhe grupin e verdhë me Angelon, Krusitën, Baby G dhe Stelinën. Kjo fitore ka sjellë tensione të reja mes banorëve.
Pas humbjes, grupi blu dhe ai verdhë u përballën me pasojat e sfidës, ndërsa grupi jeshil dhe ai kuq, përbërë nga Mali, Mateo, Brikena dhe Stenaldo, u gjetën në një situatë të tensionuar. Stenaldo vendosi të shkëpusë dorën nga Mateo, duke i dhënë kështu fitoren grupit jeshil.
Artani e akuzoi Mirin për mosveprim, duke i thënë se kishte mundësinë të bënte diçka për Stelinën, e cila e konsideron si motër. Ai theksoi se nëse Miri do të kishte prishur sfidën e grupit të tij, Ina do të ishte më e rrezikuara për të dalë.
Pjesë nga debati:
Artani: Ty të kam thënë që kur të shkosh në Myslym Shyr, ty do t’a përplasin derën te turini.
Miri: Po pse?
Artani: Kur je tullë e djegur nuk kam ça të bëj unë.
Miri: Ti ça je?
Artani: Ai Gimbo do një big up.
Miri: Shkove i puthe dorën Stenaldos.
Artani: E di unë ça bëj. Ti kishe mundësinë për t’i treguar Stelinës se e ke vërtetë motër. Aty prapë minus, ta futi Dj Gimbo.
Miri: Për të futur e ke ngrënë ti sa krahu.
Artani: Gimbo me tek lëvizje që duhej t’a bëje ti.
Miri: Ti je idiot, psikopat.
Ky debat i ashpër ka nxjerrë në pah tensionet e brendshme mes banorëve dhe ka shtuar intrigat në shtëpinë e Big Brother. Publiku është i etur për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet në vazhdim, dhe nëse këto përplasje do të kenë pasoja për marrëdhëniet mes banorëve.
