E enjte, 15 Maj, 2025
5.7 C
Pristina

Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Poznanit të Polonisë për të marrë pjesë në edicionin e 10-të të konferencës ndërkombëtare IMPACT 2025.

Në kuadër të kësaj konference, mbrëmjen e sotme, Kurti është i ftuar në një darkë zyrtare të organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski, dhe drejtori i konferencës, Sławomir Sierakowski.

Konferenca IMPACT 2025 sjell së bashku liderë politikë, akademikë, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile për të diskutuar mbi sfidat dhe zhvillimet globale në fushat e teknologjisë, ekonomisë dhe politikave publike. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika