Vetëm një muaj më parë, shkruam për një ndarje jo dhe aq të lehtë që ishte duke ndodhur mes Shpat Kasapit dhe bashkëshortes së tij, Selvijes.
Në një postim në rrjetet sociale, ka qenë kjo e fundit që ka konfirmuar jo vetëm ndarjen, por edhe momentet e vështira që ka kaluar në këtë martesë. Një ngjarje e tillë, e cila ka tronditur fansat dhe ndjekësit e çiftit, nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen personazhet publikë.
Selvija postoi një mesazh emocionues në InstaStory-n e saj, duke lënë të kuptohet se gjërat mes saj dhe këngëtarit mund të kenë marrë fund. Ky postim ka ndezur një valë diskutimesh mes fansave dhe medias, pasi tani shumë prej tyre janë të bindur se ndarja është zyrtare.
“Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet. Në çdo cep të saj kam lënë pjesë të shpirtit tim… një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj… Tirana s’do të jetë më e njëjta pa mua, dhe as unë pa të”, shkroi ajo krahas një fotoje që ilustronte emocionet e saj.
Burimet flasin se çifti, që pas shpërnguljes në Tiranë ka pasur probleme të shumta. Shkak për këtë janë bërë jo vetëm xhelozitë e Selvijes, por edhe ndryshimi që erdhi bashkë me zhvendosjen. Të kaluarit në një qytet të ri shpesh sjell një mori sfidash, dhe duket se ata nuk arritën ta menaxhonin këtë situatë në mënyrë efektive.
Konfliktet e çiftit kanë qenë të rënda dhe, përveç xhelozive, akuza ka pasur edhe për vese nga ana e këngëtarit. Ato tensione të vazhdueshme duket se kishin ndikuar në cilësinë e marrëdhënies së tyre, duke i shtyrë ata drejt një ndarjeje që ishte e pashmangshme.
Në këtë situatë, pas shumë debatesh që çifti ka pasur, të dy i kanë dhënë fund raportit të tyre, në një mënyrë goxha të vështirë. Duket se angjendat e jetës së përditshme dhe presioni i profesionit i kishin bërë ata të humbnin lidhjen e tyre fillestare, e cila ishte e mbushur me dashuri dhe pasion.
Kujtojmë që çifti braktisi Shkupin për t’u zhvendosur dhe për të jetuar në Tiranë më shumë se 1 vit më parë. Shpat Kasapi, në disa intervista, kishte shprehur mbështetje për këtë vendim, duke e parë si një hap të nevojshëm për rritjen e tij personale dhe profesionale.
“Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Më duket se tregu ka shumë mundësi për një këngëtar të pop-folku si unë.” Ndryshimi i ambientit, megjithatë, nuk doli të ishte pozitiv për çiftin, pasi ai lidhej ngushtë me jetën e përditshme dhe rëndesat ekonomike që erdhën si rezultat i mosfunksionimit të biznesit të Shpati.
Pak kohë më parë, Selvija e pyetur për arsyen e zhvendosjes nga Shkupi në Tiranë u përgjigj: “Janë të shumta duke nisur nga angazhimet e Shpatit deri tek shkollimi i Roelit. Shpatit i duhej çdo javë të vinte në Tiranë dhe më shumë udhëtonim se sa rrinim në Shkup…” Edhe pse kjo mund të kishte qenë një arsyetim për zhvendosjen, duket se ndryshimi i ambientit nuk i ndihmoi ata të forcojnë lidhjen e tyre.
Dyshja janë njohur gjatë kohës që Selvija grimonte Shpatin dhe vajzat që ishin zgjedhur për të performuar në videoklipin e tij. Kjo kalim i natyrshëm nga një marrëdhënie profesionale në një personale ka qenë shumë emocionuese për të dy. “Na ka ecur muhabeti, jemi kuptuar në shumë rrethana…” kishte thënë Shpati, duke shpjeguar se si ishin ndierë të lidhur me njëri-tjetrin qysh në fillim. Megjithatë, emocionet dhe tensionet që pasuan nuk arritën të ruajnë ekuilibrin e nevojshëm për ta,” përfundon historia e këtij çifti, që duket se është një shembull i asaj se si jeta mund të marr një kthesë të papritur.