Kushëri i Olës? Eduart Grishaj thyen heshtjen për herë të parë

Mbrëmjet e spektakleve live shpesh dhurojnë momente të papritura, por situata e fundit mes konkurrentes Fabiola dhe moderatores Arbana Osmani tërhoqi menjëherë vëmendjen.

Rrjeti reagoi pas një përplasjeje ku banorja përdori një fjalor ofendues dhe të papërshtatshëm ndaj prezantueses në mes të transmetimit. Sigurisht, ndjekësit nuk vonuan të kërkonin më shumë detaje dhe shumë shpejt filluan të qarkullonin aludime të ndryshme.

Pyetja kryesore ishte e qartë: a e ka Fabiola kushëri regjisorin e programit, Eduart Grishajn? Këto zëra sollën reagimin publik nga vetë regjisori për të sqaruar situatën.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Grishaj i ka dhënë fund thashethemeve rreth lidhjeve familjare me konkurrenten.

Ai e bëri të qartë se Fabiola nuk është kushërira e tij dhe theksoi se asnjë i afërm i tij nuk do të jetë pjesë e formateve ku ai është në produksion.

Megjithatë, ai pranoi hapur se ka qenë pikërisht ai që ka propozuar hyrjen e saj në këtë reality show.

Sipas tij, ka besuar te energjia dhe potenciali i saj si një vajzë e re nga Malësia e Madhe, dhe nuk është penduar për këtë zgjedhje.

Në deklaratën e tij, ai shprehet: “Unë do të vazhdoj të mbështes të rinj nga Veriu dhe nga çdo krahinë tjetër e Shqipërisë sa herë të kem mundësi”.

Ai shtoi gjithashtu se një gabim i bërë nën presionin e një transmetimi live nuk mund të përcaktojë gjithë jetën e një vajze 23-vjeçare, familjen e saj apo vendin nga vjen.

Vëmendja nuk mbeti vetëm te lidhja e pretenduar, por edhe te mënyra profesionale se si Arbana e menaxhoi këtë incident në Prime.

Grishaj shprehu vlerësim për qasjen e saj njerëzore, duke theksuar se mënyra e trajtimit të atij momenti është një shembull i mirë i menaxhimit të ekranit.

Ai shtoi se kjo situatë mund t’u shërbejë si leksion brezave të rinj që duan të ndjekin këtë profesion. Në fund, Grishaj falënderoi shikuesit duke premtuar përkushtim të vazhdueshëm në punën e tyre.

Me sa duket, sado i ashpër të ketë qenë ofendimi, produksioni ka zgjedhur të shohë përtej tij, duke dëshmuar se dinamikat e televizionit mbeten po aq të paparashikueshme sa vetë spektakli. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika