Kushtrim Sadiku mohon se ishte i dehur në emision: Terapia për….

Moderatori i njohur, Kushtrim Sadiku, ka hedhur poshtë akuzat se ishte i dehur gjatë debatit të së enjtes, ku u diskutua për luftën e UCK’së në Koshare.

Sadiku ka sqaruar se vështirësitë në komunikimin e tij ishin pasojë e një terapie për lukth dhe trajtimit të implantit të dhëmbëve.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

“Terapia që po ndjek për një sëmundje të lukthit, e cila më ka shoqëruar për vite, si dhe trajtimi i implanteve dentare, kanë ndikuar në mënyrën time të komunikimit.

Kjo ka sjellë dhimbje dhe lodhje, një kombinim që është i vështirë për t’u përballuar,” ka shkruar ai.

Sadiku theksoi se çdo informacion tjetër që po qarkullon në rrjetet sociale është i pavërtetë dhe se ai është i angazhuar të përmbushë detyrat e tij si moderator.

Postimi i tij i plotë:

“Të nderuar miq, fillimisht dua të kërkoj falje për situatën e krijuar gjatë debatit të së enjtes.

Terapia që po ndjek për lukthin dhe trajtimi i implantit të dhëmbëve kanë ndikuar në komunikimin tim.

Kjo është një përvojë e vështirë dhe e dhimbshme.”

Ai gjithashtu shprehu se, pavarësisht vështirësive, ka bërë përpjekje për të mos humbur asnjë emision gjatë 17 viteve të karrierës së tij, duke u përballur me sëmundje dhe sfida të ndryshme.

“Është njerëzore të gabohet, dhe unë nuk jam përjashtim.

Kosharja ka një rëndësi të madhe për mua, si gazetar dhe si qytetar i këtij vendi,” theksoi ai.

Sadiku përfundoi duke shprehur keqardhje për situatën dhe duke pranuar kritikat, por gjithashtu duke theksuar se do të vazhdojë të përpiqet maksimalisht në detyrën e tij si moderator.

“Shihemi pas pak në Politiko!”

Nga Rubrika