E diel, 24 Nëntor, 2024
-2.1 C
Pristina

Kuzhinjerët kanë një porosi: Shmangni këto ushqime në restorante

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.
Të gjitha ato që i kanë thënë këta kamerierë dhe kuzhinjerë janë logjike, por është e lehtë të harrosh logjikën, nëse në atë moment ju hahet diçka e veçantë.

Ky është ushqimi që më së miri është të shmanget, thonë ata.

“Cilat ushqime duhet të shmangen në restorante” është një pyetje në të cilën është përgjigjur një numër i madh i kuzhinjerëve dhe punëtorëve në restorante, në faqen e internetit “Quora”, raporton “Daily Mail”.

Ja se çfarë thonë ata:

“Nëse unë jam 30 km larg nga deti, nuk porosis ushqim deti”

“I shmangem porosive për biftek në restorante të cilat nuk janë të specializuar për ta.

Unë kam punuar në shumë prej tyre, dhe në qoftë se unë nuk jam në shtëpi bifteku, zakonisht zhgënjehem.

Gjithashtu, e shmang ushqimin e detit pos nëse jam në vendin e njohur për to apo diku ku unë e di se blejnë peshk dhe prodhime deti të freskëta”.

“Nëse jeni në një restorant kinez, shmangni ushqimin që nuk është kinez.

Me arsye janë të specializuar për atë ushqim.

Njëherë pata porositur pire të patateve dhe mora diçka që ishte 75 për qind miell i bardhë”.

“Një nga bosët e mi më kanë këshilluar që kurrë të mos porosis specialitete të shtëpisë.

Ai thotë se specialitetet zakonisht bëhen nga mbetjet e ushqimeve të vjetra që ata duan t’i heqin”.

“Nëse shkoni për të ngrënë peshk të dielave, me gjasë nuk do të jetë i freskët”.

Edhe kuzhinieri i famshëm, Anthony Bourdain, tha se kurrë nuk do të hante peshk të dielave, sepse shumica e pronarëve furnizohen me ushqim për fundjavë, të enjteve dhe të premteve.

Nga Rubrika