Mbrëmja e sotme në spektaklin Ferma VIP 3 solli emocionet e para të forta për banorët dhe publikun, teksa u shënua eliminimi i parë nga gara për çmimin e madh.
Fermeri që i dha fund rrugëtimit të tij ishte Xhesi, i cili u bë zyrtarisht banori i parë që largohet nga kjo eksperiencë.
Ai ishte në nominim përballë DJ Firfax apo Rafela, duke e bërë garën edhe më të fortë që në javët e para, shkruan InfoKosova.
Vendimi erdhi pas votave të publikut, të cilat përcaktuan se kush do të vazhdonte rrugëtimin dhe kush do të linte fermën.
Edhe pse qëndrimi i tij nuk ishte shumë i gjatë, Xhesi arriti të krijojë disa momente interesante dhe të lërë gjurmë tek bashkëfermerët.
Largimi i tij u prit me emocione të përziera brenda shtëpisë, ku disa prej banorëve u shprehën të surprizuar nga rezultati, ndërsa të tjerë e panë si një hap të pritshëm në lojë.
Me këtë eliminim, gara në “Ferma VIP 3” pritet të bëhet edhe më e fortë, pasi çdo javë pritet të sjellë surpriza dhe zhvillime të reja mes konkurrentëve që synojnë çmimin e madh.
A ishte largimi i Xhesit i drejtë, apo publiku do të kishte preferuar një tjetër rezultat? Diskutimet sapo kanë nisur./InfoKosova/
