Web Analytics

Ky është fermeri që u eleminua mbrëmë nga Ferma Vip

Botuar nga: InfoKosova

Në televotimin e hapur Egzoni dhe Artemisa ishin dy fermerët më pak të preferuar.

Dy fermerët “u përballën” në sfidë me njëri-tjetrin.

Kryeplaku i “Ferma VIP”, u shpjegoi sfidën,e cila ishte e ndarë në disa lojëra. Në lojën e parë secili prej fermerëve duhej të gjente emrin e objektit që Besi kishte me anë të disa fotografie në duar. Objektet në foto përdoren në fermë.

Në lojën e dytë, fermerët duhet të gjenin emrin e bimëve me anë të mostrave që kishin.

Tek loja e tretë Besi mbante në dorë një shami, ku fermerët me anë të një kuici duhej të përgjigjeshin saktë, e më pas të merrnin shaminë. Fermeri që kapte i pari shaminë kishte të drejtën e përgjigjes.

Fituese e sfidës u shpall Artemisa me një pikë diferencë, ndërsa Egzon Berisha është i larguari i mbremjes sëdjeshme nga “Ferma VIP”.

Shiko videon:

Të FUNDIT