Ky është konkurrenti që largohet në natën finale të “Ferma VIP”

Finalja e madhe e Ferma VIP ka sjellë emocionet e para të forta për banorët dhe publikun.

Sipas votave të publikut, Bujaka është finalisti i parë që largohet nga gara, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në këtë edicion të spektaklit.

Pas shpalljes së rezultatit, ai u shpreh i lumtur dhe mirënjohës për përvojën e jetuar, duke theksuar se ndihet krenar që arriti deri në natën finale.

Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh, Bujaka e mbylli aventurën e tij në “Ferma VIP” me buzëqeshje, falënderime për publikun dhe emocione të shumta për mbështetjen e marrë gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Nga Rubrika