Ardhja në jetë e djalit të Bleros dhe Nitës ka qenë padyshim një nga ngjarjet më të bukura dhe më të komentuara së fundmi, por ajo që mori shumë vëmendje dhe ngjalli kureshtje te publiku ishte pa diskutim emri i tij i veçantë, Areej Darrian.
Një zgjedhje jo e zakonshme, që fsheh pas vetes një domethënie mjaft thellë dhe një histori interesante të cilën këngëtari ka vendosur ta ndajë hapur.
I ftuar në Prive By Liberta Spahiu, Blero tregoi prapaskenat dhe rrugëtimin deri te vendimi përfundimtar, duke pranuar se procesi nuk ka qenë aspak i lehtë për çiftin. Këngëtari zbuloi se, si çdo prind tjetër, edhe ata kishin pasur kokëçarjet e tyre.
“Areej, A-R-E-E-J, është domethënë… me Nitën kemi pasur shumë dilema për emër. Po sigurisht kam dyshuar kur te, te shija edhe, edhe sigurisht e Nitës në atë drejtim, për sa i përket emrit.
Kam dashur me ia bërë pak më të vështirë, thashë, ‘çka të duash, çka s’duash’, a e din? Pak me i dhënë pak presion në atë drejtim, por sigurisht e ka pasur lirinë në atë drejtim,” u shpreh ai, duke treguar dinamikën e lezetshme mes tij dhe partneres.
Por çfarë do të thotë në të vërtetë ky emër që bëri kaq shumë bujë në rrjet? Blero shpjegoi thelbin e tij, duke zbuluar se mbart një mesazh shumë të bukur shpirtëror. “Areej është domethënë aromë.
Dhe aromë… ka edhe një pjesë ku shpjegohet që është aroma e xhenetit. Darrian është një emër i cili gjithmonë i ka pëlqyer Nitës, dhe mua më ka pëlqyer shumë si emër kur e ka thënë. Dhe thamë, ‘pse jo Areej Darrian’,” theksoi ai..
Zgjedhja e dy emrave duket se ngjalli edhe pak debat brenda rrethit të ngushtë familjar, megjithatë çifti ka qenë i palëkundur në dëshirën e tyre. Lidhur me reagimet e të afërmve, Blero shtoi: “Edhe sigurisht në familje kanë thënë ‘pse dy emra?’ ose ‘pse kështu, pse ashtu?’, po ne i kemi dashuruar këta dy emra edhe me të vërtetë jemi qind për qind të bindur në vendimin e emrit.
Është një emër, emër në vete që Areej Darrian… nuk e dëgjon shumë. Besoj, shpresoj ndoshta edhe të tjerëve iu pëlqen edhe i pagëzojnë fëmijët e tyre me atë emër.”
Me sa duket, një trend i ri emrash sapo ka lindur. /Prive By Liberta Spahiu
