La burrin për të dashurin e ri? ‘Lufta’ e re mes Françeska Muratit dhe gazetarit të njohur

Pas një deklarate provokuese nga gazetari Elton Tozaj në emisionin “T7”, ku sugjerohet se Françeska Murati është rikthyer në Shqipëri për dashurinë e saj të re, reagimi i ish-banores së “Big Brother VIP 3” ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër.

Në një video të publikuar në Instagram nga televizioni, Françeska ka lënë një koment të fortë, duke e akuzuar gazetarin për shpifje dhe duke e sfiduar atë të sjellë fakte për akuzat e tij.

“Keni b*thë me fol atëherë hajdeni fakte? Se me fol e me mashtru dalim të gjithë në TV dhe themi mashtrime për me marr pak vëmendje. Po s’keni ça me nxjerr se jeni shpifësira që vetëm dini me shpif mashtrime se s’keni këllqe me u marr me lajme të vërteta”, ka shkruar ajo, duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Reagimi i Françeskës ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke shkaktuar debate të shumta mes atyre që e mbështesin dhe atyre që vazhdojnë të mbrojnë gazetarin. Kjo situatë duket se ka hapur një kapitull të ri në historinë e saj mediatike.

“Do më vinte shumë mirë që Françeska të deklaronte pse është divorcuar, e gjithë Shqipëria e di se me kë është e lidhur Françeska Murati tashmë. Mjafton ta thotë, nuk ka asnjë gjë të keqe, jetojmë në një botë të lirë”, ka thënë një ndjekës, duke theksuar se është koha që ajo të flasë hapur për jetën e saj personale.

Pas një ndarjeje të vështirë, duket se Françeska ka gjetur dashurinë e re, e cila është bërë temë e bisedave në Tiranë. Ajo ka ndarë momente nga romanca e saj në rrjetet sociale, duke treguar për dhuratat e shtrenjta dhe jetën luksoze që po jeton.

Megjithatë, ajo ka preferuar të ruajë identitetin e partnerit të saj, duke publikuar vetëm dhuratat dhe udhëtimet e saj. Një nga postimet e saj më të fundit përfshinte fatura blerjesh që arrinin në 25 mijë euro, duke lënë gjithashtu shumë pyetje për romancën e saj të re.

Françeska ka ndarë gjithashtu momente nga udhëtimet e saj me helikopter brenda Shqipërisë, një shfaqje luksoze që është e rrallë në vend. Ajo ka konfirmuar romancën e saj me një foto të një buqete lulesh, duke shprehur se ndjehet e bekuar për gjithçka që ka arritur pas divorcit.

“Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet. Ndjehem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë dhe më shumë”, ka shkruar ajo, duke i dhënë fund diskutimeve rreth jetës së saj personale.

Gjatë kohës në televizion, Françeska kishte zgjedhur të mos fliste hapur për jetën e saj private, por pas daljes nga formati, veprimet e saj kanë ngritur dyshime për ndarjen përfundimtare. Shpërngulja në Tiranë me djalin e saj dhe disa deklarata të saj kanë ndezur diskutime të shumta në rrjet, duke e bërë atë një figurë të përfolur në mediat rozë.

[[M1]]
[[M2]]

Nga Rubrika