Labi zbulon arsyen pas projektit me Elijonën: Një super-hit që nuk ka nevojë për videoklip

Në një natë të mbushur me energji dhe muzikë, Labinot Tahiri, i njohur si Labi, ishte i ftuari special në përvjetorin e katërt të LIT CLUB, duke sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme për të pranishmit.

Këngëtari i njohur solli me vete një repertor të pasur muzikor, duke i mbajtur të gjithë në këmbë deri në orët e vona. Performanca e tij ishte një përzierje e hiteve të njohura dhe një energji që e bëri natën të paharrueshme.

Pas një seti të suksesshëm, Labi ndali për një bisedë ekskluzive me ekipin e Prive, ku ndau disa detaje interesante për projektin e tij me Elijonën.

Ai përmendi këngën e tij të njohur “Zemra e re”, e cila u bë një hit viral gjatë kohës së Big Brother VIP Kosova, duke u shndërruar në një nga këngët më të pëlqyera të Elijonës brenda shtëpisë.

Labi shpjegoi arsyen pse vendosi të mos realizonte një videoklip për këtë këngë, pavarësisht suksesit të saj. Ai theksoi se kënga kishte arritur të krijonte një lidhje të fortë me publikun dhe se nuk kishte nevojë për një videoklip për ta përforcuar atë lidhje.

“Kam bërë mirë që e kam lënë ashtu siç e kanë njoftë përmes Elijonës në BBVK. Ajo këngë mori hovin e madh përmes Elijonës dhe të gjithë atyre që e kanë kënduar në Big Brother,” u shpreh ai.

Megjithatë, Labi nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm me Elijonën. Ai shprehu respekt për rrugëtimin e tyre dhe shprehu shpresën se do të sjellin diçka të re për publikun në projektet e ardhshme.

Nga Rubrika