Ish-banorja e spektakleve televizive, Bia Khalifa, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut me një postim të fundit në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një fotografi në bikini, ku shfaqet në formë të mirë fizike dhe plot vetëbesim, duke marrë menjëherë komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit, shkruan InfoKosova.
Megjithatë, ajo që ka bërë më shumë bujë nuk është vetëm paraqitja e saj, por një detaj që nuk u ka shpëtuar fansave.
Bëhet fjalë për një “like” të bërë nga këngëtari i njohur Labinot Rexha, i cili duket se ka vlerësuar postimin e Bia-s.
Ky veprim ka ndezur menjëherë aludimet në rrjet, apo thjesht një pëlqim i rastësishëm.
Si zakonisht, një detaj i vogël ka mjaftuar për të krijuar zhurmë dhe diskutime të shumta online.
Bia Khalifa vazhdon të jetë aktive dhe provokuese në rrjetet sociale, duke ditur si të mbajë publikun të angazhuar, ndërsa çdo lëvizje e saj duket se analizohet në detaje nga ndjekësit./InfoKosova/
