Lajçak pas takimit me Listën Serbe: Serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai evropian Miroslav Lajçak kanë përfunduar takimet në Kosovë për të gjetur një zgjidhje për situatën në veri.

Lajçak, pas takimit me Listën Serbe ka thënë se nuk mund të arrihet asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës pa “popullatën e prekur”.

“Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, ka thënë Lajçak.

“Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur.

Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, ka shkruar ai në Twitter.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1666119503263019019?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1666119503263019019%7Ctwgr%5Ef60b6d466b2dca2248aaafd85974a751d4d61329%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flajcak-pas-takimit-listen-serbe-serbet-e-kosoves-te-marrin-pjese-ne-zgjedhjet-e-reja%2F

 

Nga Rubrika