E shtunë, 28 Shtator, 2024
24.7 C
Pristina

Lajçak pas takimit me presidenten Osmani: Biseduam për procesin e normalizimit, i vlerësoj rekomandimet e saj se si të zbatohet marrëveshja e Ohrit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

E gjatë qëndrimit atje ka takuar edhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit në një postim në platformën X ka shkruar lidhur me takimin që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Para se të kthehem në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar rreth procesit të normalizimit. Vlerësoj mendimet dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, shkruan ai.

Ndryshe, e para e shtetit gjatë qëndrimit në SHBA ka zhvilluar disa takime në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

Nga Rubrika