Lela kthehet në Kosovë pas ribashkimit me Leon: Çfarë projekti e pret?

Pas një periudhe të gjatë në Gjermani dhe një ribashkimi të bujshëm me Leun, Lela ka vendosur të rikthehet në Kosovë për një projekt të ri televiziv.

Me një postim të fundit në Instagram, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka njoftuar ndjekësit e saj se është gati për një aventurë të re. “Bye Bye Germany! Jam duke u kthyer në Kosovë për një super projekt. Shihemi shumë shpejt në TV!” ka shkruar ajo, duke ngjallur kureshtje për detajet e këtij angazhimi.

Megjithatë, Lela ka zgjedhur të mbajë mister rreth detajeve të projektit, duke lënë të hapur pyetje për formatin televiziv ku do ta shohim së shpejti. Kjo lëvizje vjen në një kohë interesante për të, pas ribashkimit me Leun, një ngjarje që kishte tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve.

Rikthimi i tyre në krahët e njëri-tjetrit pas një ndarjeje të bujshme ka qenë tema e diskutimeve të shumta. Prive By LS ishte një nga të parat që publikoi pamje të dyshes gjatë pushimeve në Shqipëri, kur ribashkimi ende nuk ishte konfirmuar.

Pas kësaj, Lela u shfaq në videoklipin e këngës “Don” të Leos, duke i dhënë më shumë besueshmëri rikthimit të tyre. Vetëm pak ditë më parë, ata publikuan një kolazh me momente romantike, duke e bërë të qartë se ndjenjat e tyre janë të forta.

“Disa gjëra në jetë kanë nevojë për kohë, distancë dhe heshtje, që të gjejnë sërish rrugën drejt vendit ku i përkasin,” kishte shkruar Lela, ndërsa Leo i kishte përgjigjur me një mesazh të thjeshtë, “Të dua”.

Një ditë më parë, Leo publikoi një fotografi të përbashkët nga Gjermania, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Dita e fundit në Gjermani”, duke sugjeruar se ata janë gati për një kapitull të ri së bashku.

Tani mbetet të shihet se çfarë projekti e ka sjellë Lelën sërish në Kosovë dhe nëse ky angazhim do të shënojë një ndryshim të rëndësishëm në karrierën e saj televizive. Një gjë është e sigurt: Lela do të rikthehet shpejt në ekran, duke sjellë me vete emocionet e reja dhe surprizat për ndjekësit e saj.

Nga Rubrika