Web Analytics
E shtunë, 25 Tetor, 2025
13.7 C
Pristina

Lela Seferi flet hapur për ndajen nga Leo

Lela Seferi ka reaguar për herë të parë pas zërave që po qarkullojnë në rrjet për ndarjen e saj nga Leo.

Ish banorja e BBVk, ka ndarë një mesazh të gjatë në “Instagram Story”, ku flet për gjykimet, keqkuptimet dhe fuqinë për të ecur përpara.

Ajo ka vendosur të ndajë mendimet e saj për situatën, duke theksuar se është koha për të kaluar në një fazë të re të jetës.

Në shkrimin e saj, Lela tregon se ndonëse është komentuar dhe gjykuar shumë, ajo ka mësuar të mos ketë më nevojë të shpjegojë apo të justifikohet për asgjë.

Ky proces e ka ndihmuar të forcojë karakterin e saj dhe të kuptojë rëndësinë e vetëbesimit.

“Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua.

U komentua çdo gjest, çdo fjalë, çdo heshtje ime sikur të isha një personazh dhe jo një njeri.

Por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde,” – shkruan ajo, duke theksuar se ndjenjat e saj janë të vlefshme dhe meritojnë respekt.

Më tej, ajo thekson se nuk dëshiron të shihet si viktimë dhe se është gati të përqendrohet tek vetja, qetësia dhe projektet e saj të reja.

Kjo qasje e saj tregon një maturi të madhe dhe një dëshirë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur.

“Unë sot nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë. Dua të ec përpara, me qetësi, me dinjitet, dhe me gjithë projektet që më presin.

Sepse çdo fund që vjen, është fillim i një jete më të vërtetë,” shkruan Lela, duke shprehur optimizmin e saj për të ardhmen.

Me këtë reagim, Lela i dha fund i vulosi zërat për ndarje, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për të.

Ajo ka dëshmuar se është e gatshme të përballet me çdo sfidë që i del përpara, duke u fokusuar në rritjen personale dhe profesionale.

PROMO

Nga Rubrika