Web Analytics

Ligji i ri i trafikut, policia në Ferizaj njofton se ka shqiptuar 1 mijë e 430 gjoba

Botuar nga: InfoKosova

Që nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për trafikun rrugor, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1430 gjoba për kundërvajtje.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se shumica e gjobave kanë qenë për tejkalimin e shpejtësisë, transmeton Telegrafi.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë, 500 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 103 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 65 gjoba

– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 61 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 43 gjob

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 38 gjoba

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 11 gjoba

– Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 9 gjoba

– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 9 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 3 gjoba

– Të tjera, 588 gjoba

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Policia ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë, ku për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Ligji i ri i trafikut rrugor ka hyrë në fuqi më 3 prill./Telegrafi/

Të FUNDIT