Web Analytics
E martë, 25 Nëntor, 2025
7.7 C
Pristina

Linda, Bias: Je si një karkalec me dy c*** plastike

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Kosova 4 u shoqërua me një nga debatet më të ashpra deri tani, mes banoreve Bia dhe Linda R.

Gjatë Prime-it të tretë, Bia akuzoi Lindën se është xheloze për të, duke pretenduar se kjo është arsyeja pse ajo nuk e komplimenton asnjëherë.

Bia madje deklaroi se Linda shfaq xhelozi edhe ndaj vajzave të tjera brenda shtëpisë.

Këto akuza e irrituan Lindën, e cila reagoi menjëherë dhe mohoi çdo ndjenjë xhelozie ndaj Bias, duke e kundërshtuar me tone të forta.

Në kulmin e debatit, Linda u shpreh:

“Je si një karkalec me dy c* plastike.”**

Kjo fjali u bë momenti më i komentuar i natës, duke shkaktuar reagime të shumta në studio, publik dhe rrjetet sociale. Përballja mes dy vajzave pritet të vazhdojë të ndezë atmosferën në ditët në vijim, duke i shtuar tension reality show-t.

Nga Rubrika