‘Loja mbaroi’, Don Xhoni bën paralajmërimin e shumëpritur

Reperi i njohur Don Xhoni ka bërë një njoftim emocionues për fansat e tij, duke zbuluar titujt e këngëve të albumit të tij të shumëpritur.

Ky projekt muzikor, që pritet me padurim, është një reflektim i plotë i kreativitetit të tij dhe energjisë që ai sjell në skenë.

Në një postim të fundit në profilin e tij zyrtar në Instagram, ai ka theksuar se ky album është një vepër e tij personale. “Koha me fol veprat. 100% prej meje, për juve. Më 2 korrik tona ant. Game over!”, ka shkruar Don Xhoni, duke ngjallur kuriozitetin e fansave të tij.

Albumi përmban gjithsej 10 këngë, secila e cila pritet të sjellë energjinë e tij karakteristike dhe ritmet që e kanë bërë atë të njohur. Një nga këngët më të pritura është “BBB”, e cila është lansuar dy muaj më parë dhe ka arritur sukses të madh, duke e bërë atë një nga projektet më të njohura të tij deri më tani.

Këngët e albumit janë të organizuara në një renditje që tregon evolucionin e tij artistik. Fillimisht, ndodhen këngët “100%”, “Prada” dhe “Black Terror”, të cilat vendosin tonin për atë që do të vijë. Më pas, bashkëpunimi me Vinz dhe Stealth në këngën “Ghetto” është një pikë e rëndësishme e albumit, duke e pasuar hitin “BBB”.

Pjesa e dytë e albumit fillon me këngën “Obsession”, e cila sjell një atmosferë të re. Pas saj, Don Xhoni bashkëpunon me artistin Gzuz në këngën “Yoyo”, duke ofruar një tjetër dimension të muzikës së tij. Albumi përfundon me tri projekte solo, të titulluara “Texting”, “Sexy Mama” dhe “Anxhelina”, që premtojnë të jenë tërheqëse për fansat.

Numërimi mbrapa ka filluar për publikimin e këtij albumi, dhe fansat janë në pritje të madhe! /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika