Fituesi i katërt i Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, po feston sot ditëlindjen e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një moment i veçantë për të dhe fansat e tij.
Me këtë rast, Londrimi ka marrë një mori urimesh nga miqtë dhe ndjekësit e tij, duke përfshirë disa ish-banorë të BBVK 4, si Benita Zena dhe Bia Khalifa, të cilat e kanë uruar publikisht në rrjetet sociale.
Megjithatë, ajo që tërheq vëmendjen është mungesa e urimeve nga dy ish-finalistët, Klodi dhe Elijona, me të cilët Londrimi kishte ndarë shumë momente të paharrueshme gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Deri më tani, asnjë nga dyshja nuk ka ndarë ndonjë urim publik për fituesin e BBVK 4, duke lënë hapësirë për spekulime mbi marrëdhëniet e tyre pas spektaklit.
Kujtojmë se marrëdhëniet mes Londrimit dhe ish-banorëve kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të shfaqjes, duke ngritur pyetje mbi miqësitë e tyre.
Ndërkohë, ditëlindja e Londrimit është bërë edhe më e veçantë falë një surprize të veçantë nga fansat e tij në Amerikë, të cilët kanë organizuar një shfaqje në Times Square të New York-ut.
Një nga ekranet gjigante në këtë zonë të njohur ka shfaqur imazhin e tij me mbishkrimin “BORN TO SHINE”, një moment emocionues që duket se e ka prekur thellë këngëtarin.
Londrimi ka ndarë këto pamje në Instagram, duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e tij për mbështetësit e tij, të cilët vazhdojnë ta mbështesin edhe përtej Atlantikut.
Pas triumfit të tij në Big Brother VIP Kosova 4, Londrimi vazhdon të shijojë mbështetje të madhe nga fansat, duke treguar se suksesi i tij ka kaluar përtej kufijve.
Shumë urime edhe nga ne Londrim! /Prive By LS
