Ngacmimet mes Londrim Mekajt dhe Klodian Mihajt po tërheqin vëmendje në Big Brother VIP Kosova.
Dy miqtë e ngushtë vazhdojnë të jenë në qendër të diskutimeve brenda dhe jashtë shtëpisë, falë veprimeve dhe dialogëve të tyre.
Së fundmi, Londrimi ka provokuar situatë komike duke i kërkuar Klodit një puthje, edhe pse për shaka.
“Pse ik, pse më bën kësi lojëra, do më puthësh a jo?” – i tha ai, duke nxitur reagime të ndryshme tek publiku dhe banorët e tjerë.
Klodi, nga ana tjetër, duket se u ndje xheloz kur pa Londrimin duke bërë palestër në oborr me Jasmin Kadriun, duke shtuar edhe më shumë tensionin dhe humorin në shtëpi.
Veprimet dhe lojërat e tyre kanë bërë që fansat të komentojnë masivisht në rrjetet sociale, duke dhënë edhe interpretime të ndryshme për marrëdhënien mes dyshes.
Shumë e shohin këtë si një mënyrë argëtuese për të ndezur atmosferën brenda shtëpisë, ndërsa të tjerë e interpretojnë si një lojë strategjike për vëmendje dhe simpatinë e publikut.
