Këngëtarja Lori vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar sa i përket stilit dhe paraqitjeve publike.
Ajo prej vitesh identifikohet me një çasje të veçantë në modë, duke ruajtur një imazh të dallueshëm në skenën shqiptare.
Artistja është cilësuar shpesh si një nga këngëtaret më të veshura me stil, ndërsa paraqitjet e saj të kuruara kanë tërhequr vazhdimisht vëmendje.
Lori mbetet besnike e kombinimeve moderne dhe detajeve që e karakterizojnë.
Edhe në fotografitë e fundit të publikuara në Instagram, këngëtarja është shfaqur me një paraqitje elegante.
Ajo ka zgjedhur një stil që reflekton identitetin e saj, duke dëshmuar edhe një herë kujdesin që i kushton imazhit publik./kosovarja
