Lorik Cana ka këshilla për yjet e Kombëtares së Kosovës para duelit historik me Turqinë

Lorik Cana, kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare u ka dhënë këshilla yjeve të Kombëtares së Kosovës se si ta menaxhojnë sonte lojën historike të tyre me Turqinë.

Ish-futbollisti i njohur kosovar ka kërkuar nga djelmoshat që ta menaxhojnë emocionin, që është më i rëndësishmi, pasi nuk ka dyshime për kualitetet e tyre.

I pyetur nga “Euronews Albania” se si do të fliste si kapiten në dhomat e zhveshjes sonte, ai u përgjigj:

“Do të mundoheshim aq sa mundemi t’i kanalizojmë emocionet, besoj që e kanë një ngarkesë mbiemocionale.

Mendoj se, në momentin që e kanë treguar një cilësi të jashtëzakonshme në të luajtur, një cilësi të jashtëzakonshme edhe në të luajtur dhe në besim.

Besoj që kanalizimi i emocioneve është më i rëndësishmi, sepse nëse i lë ata djem të luajnë me cilësi të tyre, mendoj se kanë cilësi me vu në vështirësi edhe Turqinë sot pa asnjë lloj problemi”, u shpreh Cana.

Nga Rubrika