Luana Vjollca dhe Afërdita Dreshaj “ndezin” rrjetin, publikojnë fotografi së bashku në bikini

Luana Vjollca dhe Afërdita Dreshaj kanë rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e tyre më të fundit në rrjetet sociale.

Dy bukuroshet shqiptare kanë publikuar fotografi ku shfaqen së bashku të veshura me bikini, duke reflektuar atmosferën e pushimeve verore dhe stilin e tyre të kuruar, shkruan InfoKosova.

Luana dhe Afërdita janë shfaqur plot vetëbesim, ndërsa format e tyre fizike dhe paraqitja elegante nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat, të cilët i kanë “mbuluar” me komplimente në seksionin e komenteve.

Fotografitë janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta dhe duke u bërë një nga postimet më të komentuara të ditës.

Si Luana Vjollca ashtu edhe Afërdita Dreshaj njihen për stilin e tyre të veçantë dhe paraqitjet gjithmonë të kuruara, ndaj nuk është hera e parë që arrijnë të tërheqin vëmendjen me publikimet e tyre verore./InfoKosova/

Nga Rubrika