Web Analytics

Luizi thumbon Donaldin live, këtij të fundit i humbë ‘çehrja’

Botuar nga: InfoKosova

Mbrëmë mysafirët për katër finalistet e Big Brother Vip Albania 2, kanë qenë dy finalistet e Big Brother Albania 1, Ilir Shaqiri dhe Donanld Veshaj.

Gjatë një momenti teksa po darkonin bashke, Donaldi kishte marrë fjalën për një fjalim rasti, duke u munduar ta ‘gjuaj’ poshtë të arriturat e Luizit, shkruan InfoKosova.

“Të ngrijmë një dolli për të gjithë ato qe keni kaluar këtu, sidomos për njerëzit që janë hedh, ju nuk jeni hedh të katërtit, ka pas të tjerë që janë përfshirë më shumë, ai që e ndjen le ta ndjen, por bravo ju qoftë për sakrificën që keni bërë”, ishin fjalët që tha Donaldi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Luizit i cili me ironi i tha se “po ta kishe bërë këtë fjalim kur ke qenë konkurrent e kishe fitu”./InfoKosova/

Shiko videon:

Të FUNDIT