Lushtaku reagon ndaj vendimit të Hagës: Një padrejtësi për popullin e Kosovës

Reagimi i deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ka shkaktuar një valë diskutimesh. Ai e ka cilësuar këtë vendim si një “padrejtësi historike dhe ndërkombëtare” për Kosovën dhe për ata që luftuan për lirinë e saj.

Lushtaku ka shprehur shqetësimin e tij për vendimin e trupit gjykues, duke theksuar se ai përbën një goditje të rëndë për moralin dhe politikën. Ai beson se vendimi është ndikuar nga interesa të caktuara që synojnë të dëmtojnë luftën dhe historinë e UÇK-së.

“Dhe padrejtësia më e madhe është se këtë vendim e morët në emër të Popullit të Kosovës! Jo! Asnjëherë në emër të Popullit të Kosovës!”, ka theksuar Lushtaku, duke shprehur indinjatën e tij për mënyrën se si është trajtuar ky çështje.

Ai ka theksuar se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet përmes vendimeve gjyqësore, duke e konsideruar këtë si një tentativë për të manipuluar të kaluarën e vendit. Lushtaku ka përfunduar reagimin e tij me një mesazh të fuqishëm: “Jo në emrin tim. Jo në emër të Popullit të Kosovës. Lavdi për Çlirimtarët!”

Hape postimin origjinal

Nga Rubrika