Një moment emocionues ka ndodhur në emisionin “Goca dhe Gra”, kur Kiara Tito dhe Olta Gixhari, dy ish-banorët e njohur të ‘Big Brother VIP Albania’, kanë biseduar live pas një periudhe tensioni mes tyre.
Gjatë transmetimit, Olta u përfshi në bisedë përmes telefonit, dhe sapo dëgjoi zërin e Kiarës, ajo reagoi me ngrohtësi, duke treguar se ndiheshin të lumtura që po flisnin sërish.
“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhë të vështirë, por mirë jam,” – tha Olta, duke shprehur forcën e saj përballë sfidave që po kalon.
Kiara, e cila ishte e shqetësuar për shëndetin e Olta-s, e pyeti me kujdes se si po ndihej, pas lajmeve të fundit që flisnin për një problem shëndetësor që ajo kishte pasur me syrin.’
Olta, me humorin e saj karakteristik, nuk harroi të dërgonte përshëndetje për Lunen dhe Luizin, duke e bërë situatën edhe më të ngrohtë.
“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunen. Meqë je, ma puth edhe Luizin,” – tha ajo, duke shkaktuar të qeshura në studio dhe duke e pritur Kiarën me humor.
Pas këtij dialogu të papritur, fansat kanë shpërthyer në komente në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë moment si një shenjë pajtimi dhe respekti të ndërsjellë mes dy vajzave.
Ky moment i veçantë tregon se, pavarësisht tensioneve të kaluara, miqësia dhe respekti mund të triumfojnë, duke sjellë një atmosferë pozitive dhe të ngrohtë në ekranin shqiptar.