Marget feston ditëlindjen e pestë, dedikimet emocionuese nga prindërit

Marget, vajza e dashur e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit, sot feston një moment të veçantë në jetën e saj, ditëlindjen e pestë.

Me këtë rast të rëndësishëm, Marina ka ndarë një pamje të bukur nga festa në Instagram, ku tregon se si e ka zbukuruar shtëpinë me balona shumëngjyrëshe për të krijuar një atmosferë festive për të bijën.

“Urime ditëlindjen, lumturia e mamasë, Marget”, ka shkruar ajo, duke shoqëruar postimin me dy zemra të kuqe.

 

Edhe Getoar Selimi ka vendosur ta urojë të bijën në një mënyrë shumë emocionuese, duke postuar një foto të Margetit në Instagram.

Ai ka shoqëruar fotografinë me një dedikim prekës, duke shprehur ndjenjat e tij të thella për të.

“Urime 5-vjetorin, qika e babës! Sot i bon 5 vjet që ke pru dritë, gëzim e plot dashni n’jetën teme. Qofsh gjithmonë shëndosh e mirë, e qeshun e me sy plot ëndrra. Babi ka me kon gjithmonë afër teje, n’çdo hap tëndin. Të du fort!”, ka shkruar ai.

Me këto dedikime të ndjera, të dy prindërit kanë ndarë me ndjekësit e tyre dashurinë dhe emocionet që ndjejnë për këtë ditë të veçantë, duke e bërë atë edhe më të paharrueshme për Margetin.

 

Hape postimin origjinal

Hape postimin origjinal

Nga Rubrika