Marina Vjollca ka tërhequr vëmendjen me një veprim të pazakontë, duke treguar anën e saj më spontane gjatë një momenti në trafik.
Në një video të publikuar së fundmi, Marina shihet duke vendosur këmbët në dritaren e veturës, teksa po qëndronte në trafik.
Veprimi i saj, sa qesharak aq edhe provokativ, nuk kaloi pa u vënë re, duke i dhënë një tjetër dimension imazhit elegant që Marina ka krijuar ndër vite.
Me këtë gjest, moderatorja dëshmoi se edhe jashtë ekranit di të jetë e çlirët dhe të surprizojë me veprimet e saj.
