Web Analytics
E hënë, 17 Nëntor, 2025
16.3 C
Pristina

Martesa e Gentës në krizë? Detaji që zbulon gjithçka

Prej muajsh në rrjet qarkullonin zëra se martesa e këngëtares së njohur Genta Ismajli po kalonte në një fazë të vështirë.

Komente, dyshime dhe spekulime ishin bërë pjesë e pandashme e mediave rozë, duke ngritur pikëpyetje mbi raportin e saj me bashkëshortin.

Por, siç duket, gjithçka ka qenë vetëm thashethem.

Nëpërmjet një postimi të bërë në Instastory, Genta ka treguar qartë se martesa e tyre jo vetëm që nuk është në krizë, por është më e fortë se kurrë.

Çifti është shfaqur duke shijuar një mbrëmje romantike, të ulur pranë njëri-tjetrit teksa shikonin një film, në një atmosferë të qetë dhe intime.

Ajo që bie menjëherë në sy është detaji simbolik që ka vendosur në fokus: këmbët e tyre të ngjitura, një shenjë afërsie, harmonie dhe mirëkuptimi.

Ky gjest i vogël, por i shumëkuptimshëm, ka mjaftuar që fansat të kuptojnë se mes tyre gjithçka është në rregull dhe se zërat për krizë nuk kanë asnjë bazë.

Mesa duket, Genta dhe bashkëshorti i saj po e shijojnë lidhjen plot dashuri, larg zhurmës së portaleve.

Nga Rubrika