Web Analytics
E shtunë, 26 Korrik, 2025
24.1 C
Pristina

Martesa e Teuta Rugovës: Një event madhështor që bashkon figurat e njohura të Kosovës

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Në një ceremoni të organizuar sot në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, Teuta Rugova, e bija e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është martuar me Agron Gjeloshajn.

Në këtë ditë të veçantë për çiftin, përveç familjarëve dhe miqve të afërt, të pranishëm ishin edhe figura të njohura të jetës publike, përfshirë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe të parin e kryeqytetit, Përparim Rama.

Ceremonia fetare vjen dy ditë pas kurorëzimit civil të çiftit, që është zhvilluar në Rezidencën e Presidentit në Velani – vend ky simbolik për familjen Rugova.

Pamje nga ceremonia e sotme i ka publikuar kunata e nuses, Blerina Kllokoqi-Rugova, duke ndarë me ndjekësit disa momente nga martesa e Teutës.

Dasma e bijës së presidentit të ndjerë, e mbajtur në qendër të Prishtinës, u mirëprit nga shumë qytetarë që e konsiderojnë këtë familje një ndër më të respektuarat në vend.

Martesa e Teutës jo vetëm që simbolizoi bashkimin e dy familjeve, por gjithashtu shpalli një mbështetje të fuqishme nga shoqëria për vlerat e trashëguara nga familja Rugova.

Familja Rugova ka një histori të pasur në politikën kosovare dhe popullaritetin e saj është e dukshme në këtë ngjarje festive.

Komento edhe ti në Facebook – bashkohu diskutimit!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BUKUR (@bukurworld)

PROMO

Nga Rubrika