Një detaj intriguese ka tërhequr vëmendjen në postimin më të fundit të aktorit Bes Kallaku, duke lënë pas vetes shumë pyetje për ndjekësit e tij.
Fotografia e publikuar nga Besi e tregon atë duke u lutur para një kryqi, por ajo që bie në sy është unaza e veçantë që ka në gisht. Postimi është shoqëruar me këngën “Happiest Year” të Jaymes Young, ku një varg i veçantë përkthehet në shqip si: “Faleminderit për vitin më të lumtur të jetës sime”.
Aktori ka zgjedhur të shoqërojë këtë imazh me një mesazh të thjeshtë, por të thellë: “Faleminderit Zot”. Kjo frazë, e cila tingëllon e ngrohtë, ka ngritur më shumë dyshime për atë çfarë mund të nënkuptojë unaza në gishtin e tij.
Interesant është se Kallaku ka folur shpesh për partneren e tij, Ejona, duke e shprehur dashurinë e tij në mënyra të veçanta. Në janar, ai bëri tatuazh emrin e saj, duke e shoqëruar me datën 25.12.2025 dhe një dedikim të veçantë: “Trëndafil në kohë lufte”.
Gjatë një koncerti, Besi ndau me publikun se Ejona ishte personi që ia kishte rikthyer buzëqeshjen pas një periudhe të vështirë, duke e mbyllur deklaratën me fjalët emocionuese: “Ejona, të dua!”.
Edhe pse ai ka publikuar disa fotografi pranë saj, identiteti i plotë i Ejonës mbetet ende një mister për publikun, me çiftin që duket se preferon ta mbajë këtë pjesë të marrëdhënies së tyre private.
Tani, me unazën në gisht, mesazhin “Faleminderit Zot” dhe zgjedhjen e këngës “Happiest Year”, spekulimet për një fejesë ose martesë janë ngritur në nivele të reja. Çfarë do të ndodhë më pas në këtë histori dashurie, mbetet për t’u parë.
Nëse është një hap i ri në lidhjen e tyre, Besi ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për ndjekësit e tij. /Prive By Liberta Spahiu