Martohet vëllai i Robin Krasniqit, kjo ishte super atmosfera

Familja e boksierit të njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ka pasur një arsye të madhe për të festuar mbrëmjen e kaluar.

Vëllai i tij, Qëndrimi, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me Aurorën në një dasmë madhështore që ka mbledhur rrethin e ngushtë familjar, miq e personazhe të njohur.

Çifti, të cilët janë prindër të një vajze disa muajshe të pagëzuar me emrin Amaya, shkëlqyen në natën e tyre më të rëndësishme, duke ndarë emocione të mëdha me të gjithë të pranishmit.

Festa ka qenë e shoqëruar me një super atmosferë, ku familjarë, miq e të ftuar të shumtë nuk i kanë kursyer urimet dhe kanë shijuar çdo moment pranë çiftit të ri.

Moment i veçantë i mbrëmjes ishte hyrja surprizë e dyshes së njohur, Adri dhe Iliriana. Sapo këngëtarët hynë në sallë, atmosfera mori një tjetër ritëm. Me të nisur hiti i tyre “Oj shoqni”, të gjithë të pranishmit u ngritën menjëherë në këmbë.

Kjo performancë e ndezi skenën dhe bëri që si çifti, ashtu edhe të gjithë dasmorët, të kërcenin pa ndalur.

Urime të përzemërta Qëndrim e Aurora! /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ed Manushi (@edmanushi)

Nga Rubrika