Web Analytics
E hënë, 9 Shkurt, 2026
6.9 C
Pristina

Mateo ‘thumbon’ Luizin: Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?, ky ishte reagimi i tij

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka sjellë një valë tensioni dhe debate mes banorëve, duke e bërë këtë sezon më të diskutuarin deri tani.

Një nga momentet më të nxehta ndodhi gjatë një debati mes Rogerit dhe Mateo, ku Luizi ndërhyri duke komentuar se kolegu i Mateos nuk ishte ende i zgjuar.

Kjo ndërhyrje e Luizit rriti tensionin dhe krijoi një atmosferë të nxehtë në ambient.

Situata u intensifikua kur Mateo iu përgjigj Luizit me një thumbim, duke iu referuar historisë së tij të dashurisë dhe ‘sëmundjes’ që Luizi kishte ndarë më parë me publikun.

Kjo bisedë nxiti më shumë debate dhe përplasje mes banorëve.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Mateo: Më bëhet qejfi që ta ka fut fort Tani dje.

Rogerti: A të pëlqeu? Si ma ka futur?

Mateo: Ti duhet ta kuptosh që servili bën ça i thua ti, po servili nuk ka mend.

Rogerti: E vërtetë, aty jam me ty, të ul kapelen. Ai është ku fryn era, e kam thënë. Dhe e dinë shumë mirë se si ndihem për të, aq.

Mateo: Tani i ka ra flladi andej nga Luizi.

Rogerti: Nuk kam punë me të, edhe badigardi me byrek në dorë te puna, po për momentin është pa punë.

Luizi: Nuk i është çuar kolegu akoma.

Rogerti: Po i vjen, e di kush është?

Mateo: Për histori dashurie në Big Brother kemi Luizin. Po nuk ke histori dashurie këtë vit.

Luizi: Urdhëro?

Mateo:
Nuk ke histori dashurie këtë vit.

Luizi: Kush e tha, ja ku jemi unë e Tani.

Mateo: Po sëmundje do shpikësh ndonjë tjetër?

Luizi: Po.

Mateo: Na thuaj të vijmë.

Rogerti: Atë që e ke, e ke, të paktën na e thuaj, që të vijmë me të pa me orar, njeri me të rënë kokës e tjetri me të fërkuar, e ke aty.

I fërkon këmbët Tani mirë, mi ka fërkuar dhe mua.

Nga Rubrika