Moderatori dhe ish banori i BBVA Meriton Mjekiqi ka pësuar një aksident të rëndë derisa ishte duke u kthyer për në Kosovë.
Sipas raportimeve nga “PopArt”, aksidenti ka ndodhur në orët e vona të natës, teksa Meritoni po udhëtonte në autostradën që të çon në Prishtinë, pas një qëndrimi në Shqipëri.
Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur kur njëra nga gomat e makinës së tij ka shpërthyer papritur, duke bërë që Meritoni të humbasë kontrollin e automjetit. Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një fushë të hapur.
Për shkak të orës së vonë, moderatori mbeti i bllokuar brenda automjetit për pothuajse një orë, derisa ekipet e shpëtimit arritën në vendngjarje.
Sipas mediave gjendja e tij raportohet te jete ende e rende edhe pse ende nuk ka nje konfirmim zyrtar.
Mbetet te shihet nese familjaret do dalin me ndonje deklarate per te zbuluar gjendjen e tij.
Shiko videon:
View this post on Instagram