Web Analytics
E hënë, 2 Shkurt, 2026
-0.3 C
Pristina

“Mbulohu se të doli komplet…”, plas sherri në BBVA pas ardhjes së Zarfit të Zi (VIDEO)

Një tjetër situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonistë këtë herë kanë qenë dy banoret e njohura, Greta dhe Ina.

Gjithçka ka nisur pas mbërritjes së zarfit të zi nga Vëllai i Madh, i cili paralajmëroi ndëshkim për njërin prej grupeve për shkak të mosrespektimit të provave të kërcimit.

Sipas vendimit të produksionit, grupi i Gretës do të ndëshkohet të martën, pasi banorët nuk i kanë marrë seriozisht detyrat e caktuara.

Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te Greta, e cila ka fajësuar drejtpërdrejt Inën për neglizhencën dhe mungesën e disiplinës gjatë provave, shkruan InfoKosova.

Debati mes tyre ka shpërthyer në sallonin e shtëpisë, ku tonet janë ngritur ndjeshëm.

Greta i ka kërkuar llogari Inës duke e akuzuar se nuk ka respektuar rregullat e Vëllait të Madh dhe se për shkak të saj po penalizohet i gjithë grupi.

Në kulmin e debatit, ndodhi edhe një moment i sikletshëm.

Teksa Ina ishte ulur në divan, për shkak të pozicionit dhe veshjes së saj, për pak u ekspozua më shumë seç duhej.

Greta nuk e la pa e komentuar këtë situatë dhe iu drejtua asaj me fjalët: “Mbulohu se të doli komplet!”, gjë që e acaroi edhe më tepër Inën.

Kjo përplasje e fortë ka krijuar një atmosferë të rëndë mes dy banoreve, duke ndarë edhe opinionin e banorëve të tjerë në shtëpi.

Mbetet për t’u parë nëse ato do të arrijnë të qetësojnë gjakrat apo ky konflikt do të thellohet edhe më shumë në ditët në vazhdim.

Si gjithmonë, Big Brother VIP vazhdon të dhurojë emocione, debate dhe momente të papritura që mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit./InfoKosova/

Nga Rubrika