Spektakli i “Big Brother VIP 5” është gati të na ofrojë një natë plot emocion dhe surpriza.
Mbrëmjen e sotme, banorët do të përballen me situata të papritura, duke filluar me diskutimin e marrëdhënies mes Selinës dhe Gimbos, një temë që ka ngjallur shumë kuriozitet në publik.
Një tjetër fokus do të jetë raporti i Brikenës me Mateon, i cili është bërë më i ndërlikuar pas nominimit të saj. Si ka ndikuar ky proces në marrëdhënien e tyre? Kjo është një pyetje që shumë fansa të show-t po e bëjnë, duke pritur me padurim përgjigjen.
Por jo vetëm kaq, pas Luiz Ejlli do të marrë një surprizë emocionuese. Kujtojmë se fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” hyri të shtunën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u lënë banorëve të kuptojnë se ai është zyrtarisht një konkurrent.
Madje të gjithë mendojnë se ai është me të vërtetë një banor i vetëm me Artanin. Gjithashtu ka patur edhe banorë që mendojnë se ai do të qëndrojë për pak ditë dhe më pas do të largohet.
“Selin-Gimbo, çfarë po ndodh mes tyre?
Si ka ndikuar nominimi tek raporti Brikena-Mateo?
Një surprizë emocionuese për Luizin…
Me hyrje të reja dhe shumë të papritura, Big Brother Vip, të martën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel”, shkruhet në “Instagram”-in e “Big Brother VIP”.
View this post on Instagram