E enjte, 5 Dhjetor, 2024
3 C
Pristina

“Më ka ngacmuar”, Dea Mishel e inatosur me ish-banorin e BBV

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Dea Mishel Hoxha e nisi këtë mëngjes me një intervistë në “Wake Up”.

Teksa foli për marrëdhëniet me ish-banorët pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ajo tha se i ka ngelur hatri vetëm me njërin prej tyre.

Dea Mishel citoi në studio një deklaratë që Beati ka bërë për të.

“Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas here.

Natën që do flinim jashtë më pyeti se ku do flesh e me kë do flesh.

I thashë do fle afër Maestros.

E mirë më tha do fle afër teje.

Ato janë ngacmime, po nuk i jam afruar.

Më vinte keq se dukesha sikur sillesha keq me të, po nuk e ndjeja, nuk kisha se çfarë bëja.

Nuk bënim muhabet.

Mundohesha që të mos i jepja më shumë afrimitet që mos ta keqkuptonte”.

Dea Mishel u shpreh se kjo deklaratë e modelit e ka bërë për të qeshur, pasi në asnjë moment nuk ka flirtuar me të.

“U duk sikur ka lexuar akuzat për mua që jam flirtuese dhe i ka shtuar edhe ai këto akuza.

Nuk e kam ngacmuar në asnjë moment”.

Nga Rubrika