“Më keni marrë mësysh”, Einxhel Shkira përfundon në spital dhe shqetëson fansat

Opinionistja dhe moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka ngritur shqetësim te ndjekësit e saj pas një publikimi të bërë në rrjetet sociale.

Vetëm një ditë pas spektaklit të Ferma VIP, ku ajo mban rolin e opinionistes, Einxhel ka ndarë një fotografi që tregon se po përballet me një problem shëndetësor.

Në imazhin e publikuar, shihet dora e saj teksa merr serum, ndërsa krahas fotos ajo ka zgjedhur të shkruajë me humor: “Më keni marrë mësysh se s’ka mundësi”.

Postimi ka ngjallur menjëherë reagime nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur shqetësimin dhe i kanë uruar shërim të shpejtë.

Megjithëse moderatorja nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për gjendjen e saj apo arsyen që e ka detyruar të marrë trajtim, publikimi ka mjaftuar për të ngritur pikëpyetje mes fansave.

Einxhel vazhdon të jetë shumë aktive në ekran dhe në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga jeta profesionale dhe personale me ndjekësit e saj.

Për momentin mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për lodhje të momentit apo për një problem shëndetësor më serioz, por fansat po shpresojnë që ajo të rikthehet sa më shpejt në formën e saj të zakonshme.

Nga Rubrika