‘Më lajmëroni kur të mbarojë’, Hygerta e lodhur nga trendi viral i momentit

Nëse feed-i juaj kohët e fundit është mbushur me njerëz super të bukur që “kapen” gjoja rastësisht nga kamerat e stadiumeve të bejsbollit, nuk jeni të vetmit.

Ky trend viral i bejsbollit me inteligjencë artificiale ka pushtuar zyrtarisht rrjetet sociale.

E gjitha thuhet se nisi në Korenë e Jugut pasi një përdorues në platformën X postoi një video të gjeneruar nga AI të një gruaje në një lojë bejsbolli me mbishkrimin “Gruaja mesatare koreane”.

Këto video hiperrealiste ku njerëzit rregullojnë flokët apo pinë diçka duken fiks si momente të vërteta transmetimi sportiv, dhe interneti thjesht është i fiksuar pas tyre, me shumë krijues që po i bashkohen valës për t’u dukur si personazhe misteriozë dhe tërheqës.

Por, jo të gjithë janë të magjepsur nga ky realitet i rremë! Hygerta Sako, një emër që i njeh mjaft mirë stadiumet e vërteta, ka reaguar hapur kundër kësaj manie.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo reagoi e lodhur: “Me lajmeroni kur te mbaroje ky trendi me keto gocat si publik neper stadiume e pallate sporti”.

Moderatorja nuk e fshehu bezdinë, duke theksuar se sa herë që hap Instagramin apo Facebook-un sheh të njëjtën skenë, thjesht me fytyra të ndryshme të zbukuruara me AI.

Për të treguar mungesën e durimit ndaj këtij “perfeksioni” artificial që po kopjohet në masë, ajo e mbylli mesazhin e saj prerë me fjalën “Boriiiing” të shoqëruar me disa emoji ironikë.

Epo, dikush duhej ta thoshte me zë të lartë! Ndërkohë që një pjesë e mirë e rrjetit vazhdon të jetojë këtë fantazi virtuale, Hygerta qartazi ka nevojë për pak realitet. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika