Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Linda Rei, ka thyer heshtjen duke lëshuar akuza të rënda drejt produksionit dhe autores Olsa Muhameti, lidhur me arsyet e vërteta të largimit të saj nga shtëpia.
Në një rrëfim për podcastin e Grida Dumës, Linda zbuloi se vuajtja e saj shëndetësore u përdor për show.
Ajo tregoi se vuan nga diabeti i tipit 1 dhe se produksioni e kishte mashtruar lidhur me pajisjen (pullën) për matjen e sheqerit.
“Uria që ka pasur Olsa… është e gatshme të shkelë me këmbë çdo njeri që të rrisë emisionin. Por jo me shëndetin,” u shpreh ajo. Linda përshkroi momentet dramatike kur niveli i sheqerit i shkoi në 400: “Më merrej goja dhe më merreshin këmbët.
Më kanë mashtruar një javë të tërë. Kur thashë do dal, atëherë më thanë që pulla po vjen.”
Sipas saj, kërkesa jetike për shëndetin u trajtua nga stafi si “tekë”, duke e bërë të kuptojë se kërkohej dramë dhe jo zgjidhje.
Ndonëse shprehu respekt për banorët e tjerë, Linda theksoi se i vjen keq që u detyrua ta linte garën pasi ndihej gati për atë format.
